Ministri i ekologjisë dhe ekonomisë së ujrave të Maqedonisë së Veriut, Muhamet Hoxha gjatë ditës së sotme ka pritur në takim ambasadorin Christoph Zomer, ku mori pjesë edhe këshilltarja e re rajonale për ujërat dhe mjedisin, Jacqueline Schmid, shkruan Top24
Hoxha dhe ambasadori Zomer diskutuan për prioritetet e reja në bashkëpunimin zviceran për zhvillim ndërkombëtar, si dhe për hapat kyç që po ndërmarrin së bashku – Programin për ujërat nëntokësore, funksionalizimin e Këshillit për menaxhimin e pellgut të lumit Vardar dhe nevojën për një koordinim më të mirë ndërmjet institucioneve kompetente në këtë sektor.Top24


