Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, realizoi takim pune Kryetarin e Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski dhe me anëtarët e Këshillit Gjyqësor, ku u shqyrtuan gjendjet aktuale në gjyqësor, sfidat me të cilat përballet Këshilli Gjyqësor dhe mundësitë për tejkalimin e tyre.
U bisedua edhe për reformat aktuale në gjyqësor, për nevojën e avancimit të kapaciteteve institucionale dhe për qasjen e përbashkët drejt tejkalimit të problemeve të identifikuara.
Gjyqësori efikas dhe i pavarur është themeli i sundimit të së drejtës dhe besimit të qytetarëve në institucione. Për këtë arsye, është e domosdoshme të vazhdohet me dialog të hapur institucional dhe përkushtim në zgjidhje konkrete që do të kontribuojnë për një gjyqësor më cilësor, të pavarur dhe më efikas.


