Pas momentit më të errët, çifti arriti të hapte një kapitull të ri me foshnjën që këtë javë u lindi.
Për ta bërë këtë, është dashur të përdorej një nga embrionet e tij, të ngrirë prej dekadash, ndërsa koha po mbaronte përpara kufirit të moshës prej 54 vjeç, afatit të vendosur nga qeveria greke për procedurat e fekondimit in vitro.
Vetëm pak muaj pasi djali i tyre 21-vjeç humbi jetën në një aksident rrugor, 54-vjeçarja Cristina Rapti-Tzelepi dhe bashkëshorti i saj 60 vjeçar vendosën të tentonin një tjetër shtatzëni, duke përdorur embrionin e ngrirë para 22 vjetësh.
Të mërkurën, në Athinë, erdhi në jetë vajza.
Në dhomën e zbukuruar të spitalit, prindërit nuk i përmbajtën emocionet.
Ndiqni kronikën për detaje:


