Me 62 vota për dhe tetë kundër është zgjedhur Qeveria ‘Kurti 4’ në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga Kuvendi i Kosovës.
Pas votimit të Qeverisë është betuar kabineti qeveritar.
Tri partië opozitare, PDK, LDK dhe Aleanca e bojkotuan seancën ku u votua Qeveria e re, raporton IndeksOnline.
Kabineti i propozuar nga Kurti:
Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës- Glauk Konjufca,
Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë- Donika Gërvalla,
Zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim, Fikrim Damka,
Ministër i Financave- Hekuran Murati,
Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare- Andin Hoti,
Ministër i Mbrojtjes- Ejup Maqedonci,
Ministër i Punëve të Brendshme- Xhelal Sveçla,
Ministër i Digjitalizimit dhe Administratës Publike- Lulzon Jagxhiu,
Ministër i Shëndetësisë- Arben Vitia,
Ministër i Arsimit dhe Shkencës- Hajrulla Çeku,
Ministër i Kulturës dhe Turizmit- Saranda Bogujevci,
Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal- Elbert Krasniqi,
Ministër i Sportit dhe Rinisë- Blerim Gashani,
Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor- Fitore Pacolli,
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural- Armend Muja,
Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit- Dimal Basha,
Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit- Mimoza Kusari,
Ministre e Ekonomisë- Artane Rizvanolli,
Ministër për Komunitete dhe Kthim- Nenad Rashiq,
Ministër për Zhvillim Rajonal- Rasim Demiri.


