Kuvendi voton Kujtim Shalën si nënkryetar të Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar ‘pro’ zgjedhjes së Kujtim Shalës për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.

Kandidati i propozuar nga LDK mori besimin e 75 deputetëve, kurse 1 votoi kundër dhe 4 abstenime.

Pas votimit, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e uroi Shalën për pozitën e re.