Aleanca për Shqiptarët vazhdon fuqishëm procesin e riorganizimit dhe konsolidimit të strukturave të saj në prag të Kongresit të radhës partiak.
Sonte, në një atmosferë jashtëzakonisht pozitive, me pjesëmarrje të gjerë të kuvendarëve, anëtarëve dhe aktivistëve, u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Strugë.
Me mbështetje unanime, për kryetar të degës u zgjodh Izbi Vinca, i cili do të udhëheqë strukturën e Strugës në një fazë të re organizimi, mobilizimi dhe fuqizimi politik.
Në Kuvend mori pjesë edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Dr. Arben Taravari, së bashku me funksionarë të lartë të partisë. Në fjalën e tij, ai bëri thirrje për unitet, angazhim dhe mobilizim të plotë, duke theksuar se forca e Aleancës ndërtohet nga njerëzit, nga degët dhe nga puna e përditshme në terren.
Struga sonte dëshmoi se Aleanca ka energji, ka njerëz të përkushtuar dhe ka vullnet për të ecur përpara.
Po konsolidohemi. Po zgjerohemi. Po fuqizohemi.
Me struktura më të forta, me më shumë hapësirë për njerëz të rinj dhe me besim të plotë te anëtarësia jonë, vazhdojmë rrugën drejt një Aleance më të fuqishme dhe një përfaqësimi më dinjitoz të shqiptarëve.
Urime Izbi Vinca dhe Degës së Strugës!
Suksese në punën dhe përgjegjësinë e re!
Aleanca për Shqiptarët vazhdon. Struga vazhdon. Bashkë, përpara.


