Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, i është bashkuar këtë të shtunë “Marshit për Liri”, që po mbahet në Prishtinë në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
Përmes një publikimi në rrjetet sociale, Sela ndau një fotografi nga marshi, të shoqëruar me mesazhin e shkurtër: “Marsh për liri! #MeÇlirimtarët”.
Marshi ka mbledhur mijëra qytetarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe treva të tjera shqiptare, të cilët kanë marshuar në shenjë solidariteti me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.TS


