Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë u mbush me mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare në kuadër të manifestimit “Marshi për Liri”, një tubim kushtuar vlerave dhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.
Manifestimi mblodhi mijëra pjesëmarrës nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe treva të tjera shqiptare, duke e kthyer qendrën e Prishtinës në një vend tubimi për të nderuar historinë dhe sakrificën e UÇK-së dhe për lirinë e atyre që e sollën lirinë tonë, marshon për lirinë e çlirimtarëve të vet.


