AKI: Jusuf Shaini zgjidhet Shef i Shtabit komunal të Arkin Jahiji në Bervenicë

Strukturat e AKI-së në Komunën e Bërvenicës mbrëmë kanë zgjedhur z. Jusuf Shaini si Shef të Shtabit komunal për zgjedhjet e parakohshme lokale.

Ky vendim shënon fillimin e një organizimi të fuqishëm dhe të përgjegjshëm për fitoren që na pret.
Me Arkin Jahijin kandidat për Kryetar të Komunës së Bërvenicës dhe me Jusuf Shainin në krye të Shtabit, hyjmë në këtë garë me përkushtim, besim, energji dhe vendosmëri.
Bërvenica ka nevojë për ndryshim, për punë dhe për një drejtim të ri.
Tani është koha të bashkohemi dhe ta ndërtojmë së bashku Bërvenicën që meritojmë!
🤝 Bashkë për Bërvenicën. Bashkë drejt fitores