Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, sot moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të lëvizë nga 12 deri në 18, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 30 deri në 35 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare. Në disa pjesë të fushëgropës do të ketë kushte për zhvillim të vranësirave jostabile, të shoqëruara me reshje të shkurtra dhe të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima të rralla. Temperatura minimale do të zbresë deri në 18, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 34 gradë.
Më pas, deri në mes të javës së ardhshme, pritet mot relativisht stabil dhe më i freskët.


