Një ndihmësdrejtor në Drejtorinë e Doganave është arrestuar pasi ka kërkuar ryshfet prej mbi 17 mijë eurosh në lidhje me një tender.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) konfirmojnë se personi me inicialet Xh. I. është privuar nga liria pasi është zënë në flagrancë duke marrë mjete monetare të shënuara më parë.
„Në kuadër të masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, është privuar nga liria personi (Xh. I.) i punësuar si ndihmësdrejtor në Drejtorinë e Doganave. Personi është zënë në flagrancë duke marrë mjete monetare të shënuara paraprakisht në vlerë prej 17.500 eurosh“, njoftojnë nga MPB.


