Bullgaria ndalon 9.5 tonë speca nga Maqedonia

Agjencia Bullgare për Sigurinë Ushqimore ka ndaluar hyrjen në tregun e Bashkimit Evropian të një ngarkese me 9 mijë e 502 kilogramë speca nga Maqedonia e Veriut, për shkak të niveleve të rritura të mbetjeve të pesticideve, përcjell TV21. Ngarkesa do të dërgohet për asgjësim, ndërsa kontrollet janë kryer në kuadër të monitorimit të shtuar për frutat dhe perimet e freskëta që hyjnë në tregun bullgar.

Sipas autoriteteve bullgare, deri tani janë ndaluar dy ngarkesa me speca nga Maqedonia e Veriut, me peshë mbi 21 tonë, për shkak të mosrespektimit të kërkesave për sigurinë ushqimore. Në të njëjtën periudhë, është ndaluar edhe një ngarkesë me 19 mijë e 200 kilogramë rrush nga Turqia, e cila do të kthehet në vendin e origjinës. Kontrollet e shtuara të frutave dhe perimeve do të vazhdojnë.