Shfaqja “Babai” mbledh në teatër, Gashin, Mexhitin, Salin dhe Sulejmanin

Shfaqja “Babai” u vendos sonte në skenë, në një mbrëmje të veçantë kushtuar 53-vjetorit të karrierës artistike të aktorit Bajrush Mjaku, përcjell Zyrtare.net

Në këtë shfaqje u mblodhën në teatër kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, bashkëkryetarin e VLEN-it, Izet Mexhiti, zv kryeministrin e parë Bekim Sali dhe ministrin e Kulturës Sedat Sulejmani, ndërsa vëmendja u përqendrua edhe te figura e Mjakut dhe kontributi i tij shumëvjeçar në teatrin shqiptar.

Për më shumë se pesë dekada në skenë, Bajrush Mjaku ka interpretuar role të shumta që kanë lënë gjurmë në artin skenik shqiptar.

Shfaqja “Babai” trajton një temë të ndjeshme, Alzheimerin dhe marrëdhënien mes prindit dhe fëmijës, duke sjellë në skenë emocionet dhe sfidat që shoqërojnë këtë sëmundje.

Përmes interpretimit të tij, Mjaku edhe një herë dëshmoi përvojën dhe fuqinë artistike që ka ndërtuar gjatë një karriere prej 53 vitesh