Arabia Saduite ka kryer mbi 30 sulme mbi disa rajone në Jemen

 Arabia Saudite ka kryer më shumë se 30 sulme mbi disa rajone në Jemen, njoftuan kryengritësit jemenas huthë.

Sulmet saudite kanë pasuar pasi që huthët dje kanë sulmuar caqe në Arabinë Saudite.

Televizioni Masira publikoi se “Aviacioni saudit ka kryer 32 sulme ajrore në disa rajonale në provincat Marib, Al-Xhaf, Taiz dhe Al-Hudajda në disa orët e fundit”.

Rijadi ende nuk i ka komentuar sulmet mbi Jemen. Autoritetet saudite paraprakisht deklaruan se në sulmet e djeshme të huthëve janë plagosur 73 persona, ndërsa përkohësisht janë mbyllur impiantet e naftës.

Në Jemen ja riaktivizuar luftimet pasi që huthët kanë filluar ofensivë të madhe për pushtimin e territorit në afërsi të ngushticës Bab el Mandeb, e cila është e rëndësishme për eksportin e naftës saudite pasi që irani e ka bllokuar Ngushticën e Hormuzit.

Huthët me javë e kanë rritur presionin mbi Arabinë Saudite, eksportuesja më e madhe e naftës në botë. Huthët, të cilët kanë mbështetja nga Irani, i sulmojnë rregullisht infrastrukturën e naftës dhe tankerët saudite nga korrikut, kur dështoi armëpushimin i arritur të vitin 2022.

Kryengritësit jemenas, gjithashtu, shpallën bllokadë detare në Arabinë Saudite.