Mexhiti uron 35 vjetorin e pavarsisë: Forcimi i multietnicitetit, respekti për secilin komunitet dhe barazia mes qytetarëve janë përcaktim i yni politik

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti përmes një postimi në profilin e tij ka uruar qytetarët e Maqedonisë së Verit me rasrtin e 35 vjetorit të pavarsisë. Në postimin e tij Mexhiti thekson se “forcimi i multietnicitetit, respekti për secilin komunitet dhe barazia mes qytetarëve janë përcaktim i yni politik”, shkruan Top24

Në urimin e tij, Mexhiti më tej shton se “Për herë të parë, nën qeverisjen tonë, është bërë një ndarje më e drejtë e hises së buxhetit, duke u mundësuar komunave dhe qytetarëve qasje më të barabartë në resurset e shtetit. Miliona euro po investohen në projekte infrastrukturore, në rrugë, spitale, shkolla dhe infrastrukturë publike, ndërsa arsimi dhe kultura po marrin hisen dhe vëmendjen që meritojnë”.Top24

Postimi i plotë: Izet Mexhiti
Sot shënojmë Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut.
Maqedonia e Veriut është shtet multietnik dhe të gjitha komunitetet janë pjesë e barabartë e zhvillimit dhe e së ardhmes së tij. Prandaj, forcimi i multietnicitetit, respekti për secilin komunitet dhe barazia mes qytetarëve janë përcaktim i yni politik dhe institucional, për të cilin punojmë çdo ditë.
Këtë përcaktim po e jetësojmë me vendime, politika dhe investime. Për herë të parë, nën qeverisjen tonë, është bërë një ndarje më e drejtë e hises së buxhetit, duke u mundësuar komunave dhe qytetarëve qasje më të barabartë në resurset e shtetit. Miliona euro po investohen në projekte infrastrukturore, në rrugë, spitale, shkolla dhe infrastrukturë publike, ndërsa arsimi dhe kultura po marrin hisen dhe vëmendjen që meritojnë.
Sepse barazia nuk matet veç me përfaqësim e pozita. Ajo matet edhe me atë se ku investon shteti, sa investon dhe sa drejt i shpërndan resurset dhe mundësitë për zhvillim.
Kjo është Maqedonia e Veriut që po forcojmë çdo ditë, një shtet që e njeh dhe e respekton karakterin e tij multietnik, që investon në mënyrë të drejtë dhe që zhvillimin e ndërton mbi barazi.
Kjo është përgjegjësia jonë ndaj vendit dhe ndaj gjeneratave që vijnë.
Urime 8 Shtatori, Dita e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut!