Propozimi i VV-së: Albulena Haxhiu kandidate për Kryetare të Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje do ta propozojë Albulena Haxhiun për postin e kryetares së Kuvendit të Kosovës.

Kështu ka kuptuar Klan Kosova përmes burimeve të saj.

Haxhiu pritet të jetë sërish në garë për drejtimin e legjislativit në seancën konstituive të Kuvendit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të sigurojë votat e nevojshme të deputetëve, transmeton Klankosova.tv.

Seanca konstituive mbahet nesër me fillim të orës 11:00.