Një 39-vjeçar nga fshati Çajlë është arrestuar pasi, sipas policisë, u soll në mënyrë agresive në një objekt tregtar në rrugën “Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar.
Ai shqetësoi klientët dhe më pas u tregua agresiv edhe ndaj policëve. Testi i alkoolit tregoi se kishte 2.80 promilë alkool në gjak.


