Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka uruar qytetarët me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në urimin e tij, Kasami e ka cilësuar 8 Shtatorin si një nga datat më të rëndësishme të vendit, duke theksuar vullnetin e qytetarëve për ndërtimin e një shteti të lirë dhe demokratik.
“Sot shënojmë një nga datat më të rëndësishme të vendit tonë, 8 Shtatorin, Ditën e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo ditë na kujton vullnetin e qytetarëve për të ndërtuar një shtet të lirë, demokratik dhe të barabartë për të gjithë. Urime!”, ka shkruar Kasami.
Ai ka përcjellë kështu urimet për qytetarët me rastin e 8 Shtatorit, duke vënë në pah rëndësinë e barazisë dhe demokracisë në ndërtimin e së ardhmes së vendit.


