VMRO-DPMNE ua uroi të gjithë qytetarëve 8 Shtatorin, Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë.
“Para 35 vjetësh na bashkoi ëndrra për një Maqedoni të lirë dhe të pavarur. Populli maqedonas tregoi se kishte guximin të ecte në rrugën e vet, me kokën lart dhe me besim në të ardhmen. Dashuria për Maqedoninë le të na bashkojë edhe sot.
Pavarësia është ndjenjë përkatësie, dashuri ndaj atdheut dhe përgjegjësi për të ardhmen. Ajo na obligon ta ruajmë atë që na është lënë dhe t’ua përcjellim me dinjitet brezave të ardhshëm.
Gjuha, kënga dhe tradita maqedonase janë pjesë e një historie që rrëfehet ndër shekuj. Flamuri maqedonas është simbol në të cilin janë gërshetuar historia dhe rrënjët tona, kujtimet e brezave para nesh dhe shpresat e atyre që do të vijnë.
Maqedonia është shtëpia dhe rrënja jonë, si dhe pjesë e secilit prej nesh. Ta duam, ta ruajmë dhe të kontribuojmë me vepra për të ardhmen e saj.
Maqedonia le të jetë një vend ku të rinjtë do të qëndrojnë, sepse këtu i shohin ëndrrat e tyre. Një vend ku çdo familje do të ketë arsye të besojë në një të nesërme më të mirë.
Ta ruajmë Maqedoninë me dashuri, ta ndërtojmë me vepra dhe t’ua lëmë më të fuqishme brezave që vijnë pas nesh.
Urime 8 Shtatori, Dita e Pavarësisë!”, thuhet në urimin e VMRO-DPMNE-së.


