Me rastin e Ditës së pavarërisë, sot në ora 19:00 në kazermën “Ilinden” në Shkup, Batalioni artilerik i Armatës do të kryejë qitje nderi artilerie duke qëlluar 10 breshëri nga gjashtë armë artilerie.
Nga Shtatmadhoria e Armatës njoftojnë se në ora 18:00 do të kryhet qitje artilerike provë, me qitjen e një plutoni nga gjashtë armë artilerie.
Qitjet e nderit janë pjesë e aktiviteteve protokollare të Armatës, të cilat janë realizuar me rastin e shënimit të 8 Shtatorit – Ditës së pavarësë.


