Taravari për TS mohon zërat për kalimin e Isen Shabanit në VLEN: “Vazhdon të jetë anëtar i kryesisë së ASH-së”

Pas zërave se kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, ka kaluar në VLEN, kryetari i ASH-së, Arben Taravari, i ka mohuar këto informacione.

Taravari për portalin TS ka theksuar se është në kontakt të përditshëm me Shabanin dhe se informacionet për kalimin e tij në VLEN nuk janë të vërteta.

“Iseni është kryetar i komunës i zgjedhur nga koalicioni AKI. Dhe vazhdon të jetë anëtar i kryesisë së ASH-së”, tha Arben Taravari për portalin TS.

Ndryshe, këto zhvillime pritet të marrin më shumë vëmendje në periudhën në vijim, nëse vendi shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në prill të vitit të ardhshëm.
Në një situatë të tillë, gara politike pritet të jetë veçanërisht e ashpër mes AKI-së dhe VLEN-it.