Një burrë 57-vjeçar nga Kumanova është gjetur i vdekur në një automjet udhëtarësh në parkun e Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës.
Rasti është denoncuar dje në orën 19:46 në SPB Kumanovë nga ana e Spitalit të Përgjithshëm.
Sipas informacioneve nga policia, transmeton lideri.mk, në automjetin me targa të Kumanovës është gjetur B.V. (57) nga Kumanova.
Në vendin e ngjarjes ka kryer këqyrje një ekip nga SPB Kumanovë.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi, pas së cilës duhet të përcaktohen rrethanat dhe shkaku i vdekjes.
Nga policia hëpërhë nuk komunikojnë detaje shtesë për rastin.
Hetimi vazhdon me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.


