Ky nuk është lëshim por është përjashtim.
Shqiptarët mungojnë nga koncerti shtetëror, mungojnë nga promovimi, mungojnë nga fotografia zyrtare e shtetit. Ndërkohë VLEN rri në Qeveri dhe sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Për çfarë ju duhen shqiptarëve ministrat, zëvendësministrat, drejtorët dhe funksionarët e VLEN-it, nëse nuk arrini të siguroni as përfaqësim elementar në festën e shtetit ku bashkëjetojmë?
Edhe më fyese është tentativa për ta mbuluar skandalin me arsyetimin se në Tetovë do të ketë artistë shqiptarë.
Shqiptarët nuk janë folklor lokal që duhen mbyllur në Tetovë.
Jemi popull konstituiv i këtij shteti dhe meritojmë të jemi të pranishëm në çdo manifestim shtetëror.
VLEN po dëshmon çdo ditë se ka poste, por nuk ka peshë.
Ka funksione, por nuk ka ndikim.
Ka pushtet, por nuk ka zë.


