Shoqërohet në polici Jozefin Marku dhe një person tjetër

Është shoqërohet në polici sot këngëtari Jozefin Marku, pas publikimit të videos ku ai dhe persona të tjerë shfaqeshin duke dhunuar Edi Kuçin.

Top Channel raporton se bashkë me Jozefin Markun është shoqëruar edhe një person tjetër i përfshirë në këtë ngjarje.

Nga hetimet e deritanishme u zbulua se video është regjistruar në Tiranë tek mbikalimi i Rinasit.

Po ashtu janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe po punohet për identifikimin e personave që shfaqen në video.

Një ditë më parë, Prokuroria e Pejës lëshoi fletë-arrest për Markun, në lidhje me dhunimin e shtetasit nga Kosova.