LajmeMaqedoni

Ahmeti uron fillimin e vitit shkollorë: Pas 25 vitesh rrugëtim përpara, askush nuk mund të na kthejë pas

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij ka uruar fillimin e vitit shkollor duke shënuar se mësuesit dhe prindërit për fillimin e vitit të ri shkollor, kujtojmë edhe rrugën që kemi bërë së bashku ndër vite për arsimin dhe të ardhmen e brezave të rinj, shkruan Top24

Ahmeti më tej shton se “Sot kemi ende shumë punë për të bërë. Arsimi duhet të vazhdojë të përmirësohet, të modernizohet dhe të jetë në hap me kërkesat e kohës. Por njëkohësisht, duhet ta ruajmë dhe ta avancojmë çdo të arritur të përbashkët. Pas 25 vitesh rrugëtim përpara, askush nuk mund të na kthejë pas. Tentativat për të rikthyer probleme dhe dilema që i kemi tejkaluar janë të kota, sepse Maqedonia e Veriut ka ndryshuar dhe qytetarët e saj kanë zgjedhur të ecin përpara” përcjellë Top24

Ali Ahmeti
Në këtë 1 Shtator, duke uruar nxënësit, mësuesit dhe prindërit për fillimin e vitit të ri shkollor, kujtojmë edhe rrugën që kemi bërë së bashku ndër vite për arsimin dhe të ardhmen e brezave të rinj.
Kemi investuar shumë për të avancuar arsimin, për të zgjeruar mundësitë dhe për të krijuar kushte që fëmijët tanë të arsimohen me dinjitet, në gjuhën e tyre dhe me perspektivë të barabartë për të ardhmen.
Sot kemi ende shumë punë për të bërë. Arsimi duhet të vazhdojë të përmirësohet, të modernizohet dhe të jetë në hap me kërkesat e kohës. Por njëkohësisht, duhet ta ruajmë dhe ta avancojmë çdo të arritur të përbashkët.
Pas 25 vitesh rrugëtim përpara, askush nuk mund të na kthejë pas. Tentativat për të rikthyer probleme dhe dilema që i kemi tejkaluar janë të kota, sepse Maqedonia e Veriut ka ndryshuar dhe qytetarët e saj kanë zgjedhur të ecin përpara.
Urime 1 Shtatori dhe shumë suksese në vitin e ri shkollor!
Screenshot

Related Articles

Back to top button
Close
Close