LajmeMaqedoni

IPPK “Mali Sharr” apelon pas disa vatrave të zjarrit: Mos ndizni zjarre në natyrë

Gjatë këtij vikendi janë regjistruar disa vatra zjarri në territorin e Parkut Kombëtar “Mali Sharr”, përkatësisht në zonën e fshatrave Urviç dhe Gradec, si dhe në lokalitetin e Leshnicës.

Nga Institucioni Publik Parku Kombëtar “Mali Sharr” bëjnë të ditur se ekipet e tyre, në bashkëpunim me institucionet dhe shërbimet përgjegjëse, kanë qenë të angazhuara në terren për monitorimin e situatës dhe ndërmarrjen e masave të nevojshme për parandalimin e përhapjes së zjarreve.

Për shkak të temperaturave të larta dhe kushteve të thata të motit, rreziku nga zjarret mbetet shumë i lartë.

IPPK “Mali Sharr” apelon te të gjithë qytetarët, vizitorët dhe banorët e zonave përreth që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos ndezin zjarre në natyrë, të mos hedhin mbetje të ndezshme dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr.

“NJOFTIM – IPPK “MALI SHARR”

“Gjatë këtij vikendi janë regjistruar disa vatra zjarri në territorin e Parkut Kombëtar Mali Sharr, përkatësisht në zonën e fshatrave Urviç dhe Gradec, si dhe në lokalitetin e Leshnicës.

Ekipet e IPPK Mali Sharr, në bashkëpunim me institucionet dhe shërbimet përgjegjëse, kanë qenë të angazhuara në terren për monitorimin e situatës dhe ndërmarrjen e masave të nevojshme për parandalimin e përhapjes së zjarreve.

Për shkak të temperaturave të larta dhe kushteve të thata të motit, rreziku nga zjarret mbetet shumë i lartë. Apelojmë te të gjithë qytetarët, vizitorët dhe banorët e zonave përreth që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos ndezin zjarre në natyrë, të mos hedhin mbetje të ndezshme dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr.

Në rast të vërejtjes së një zjarri, ju lutemi të njoftoni menjëherë institucionet kompetente. Ruajtja e Parkut Kombëtar Mali Sharr është përgjegjësi e përbashkët e të gjithëve!”

“Ruajtja e Parkut Kombëtar Mali Sharr është përgjegjësi e përbashkët e të gjithëve”, përfundojnë nga IPPK “Mali Sharr” Tetovë.

  

Related Articles

Back to top button
Close
Close