
Bekim Sejdiu, emri konsensual i propozuar për kandidat për president të Kosovës, ka deklaruar se e ka pranuar propozimin.
“Kjo më bën mua të jem i nderuar. Është besim i madh dhe nder i madh. Unë e kam pranuar këtë propozim. Duke qenë i vetëdijshëm edhe me barrën që e sjell pozita e presidentit, jam vënë në shërbim të qytetarëve dhe shtetit tonë që të shërbej me devotshmëri. Procesi i zgjedhjes së presidentit ka një aspekt politik dhe procedurë kushtetuese në Kuvend”, ka deklaruar Bekim Sejdiu.



