LajmeMaqedoniTopLajm

Voziti pa leje, ndalohet 16-vjeçari nga Tetova dhe i konfiskohet automjeti “BMW”

Më 30.08.2026 në ora 17:30 në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një të mitur 16-vjeçar nga Tetova.

“Gjatë një kontrolli në trafik është ndaluar një automjet pasagjerësh “BMW” me targa të Tetovës, i drejtuar nga i mituri, me ç’rast është konstatuar se e drejtonte pa leje drejtimi”.

“Automjeti është konfiskuar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close