
Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Në disa vende do të ketë kushte për paqëndrueshmëri atmosferike, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht, proceset do të jenë në formë stuhie, me reshje të rrëmbyeshme, erë të fortë dhe kushte për paraqitje të breshrit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Gjatë orëve të pasdites, në disa vende do të ketë paqëndrueshmëri atmosferike, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Në pjesë të luginës, proceset do të jenë në formë stuhie, me reshje të rrëmbyeshme, erë të fortë dhe kushte për paraqitje të breshrit.



