
Më 27.08.2026, në ora 20:00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria N.I. (32) nga fshati Bogovinë, Tetovë, pas një denoncimi të bërë nga një 38-vjeçar.
Sipas denoncimit, N.I. kishte publikuar në një rrjet social fotografi të denoncuesit, duke shkruar se ai i kishte borxh para.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.



