
Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, sot pritet të vazhdojë gjykimi për rastin “Onkologjia”, i cili zhvillohet kundër ish drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev dhe dy onkologëve të tjerë, të akuzuar për trajtim të papërgjegjshëm të pacientëve.
Rastin e drejton gjyqtarja Snezhana Markovska, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është prokurorja publike Marija Gjorgjeva nga PTHP – Shkup.
Në seancën e kaluar, me propozim të mbrojtjes, u dëgjua eksperti Vladimir Danilovski. Duke i përgjigjur në pyetjen e mbrojtjes, Danilovski sqaroi se objekt i analizës së tij nuk ishte zgjedhja e terapisë onkologjike, por përcaktimi i pasojave të mundshme nga procedurat mjekësore.
“Objekt i kësaj ekspertize nuk ishte zgjedhja e terapisë më të mirë të mundshme onkologjike, por vlerësimi mjeko-ligjor i pasojave të trajtimit të aplikuar. Detyra ime ishte të përcaktoja nëse ekziston një dëm konkret i provuar, nëse ka ndodhur përkeqësim i gjendjes shëndetësore si pasojë e terapisë, nëse terapia e ka përshpejtuar përfundimin fatal dhe nëse ekziston një lidhje shkakakësore e provuar në mënyrë mjekësore ndërmjet një vendimi konkret të mjekut dhe një pasoje konkrete”, deklaroi ekspejti.
Ish drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev, dhe dy onkologë të tjerë – Simonida Cërvenkova dhe Dragan Jakimovski, të punësuar në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë – Shkup, akuzohen për trajtim të pandërgjegjshëm të pacientëve. Procedura kishte nisur edhe ndaj një onkologe tjetër, të akuzuarës së dytë, Meri Peshevska, e cila e pranoi fajin dhe gjykata e dënoi me dy vjet bugrim me kusht.
Prokuroria i akuzon mjekët për vepra të rënda të vazhdueshme kundër shëndetit të njerëzve dhe për trajtim të pandërgjegjshëm, me pretendimin se te gjithsej 47 pacientë janë aplikuar terapi të papërshtatshme, me devijime në dozimin e barnave dhe pa një vlerësim të duhur të gjendjes shëndetësore.



