
Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Erzen Elezi sot ka shkruar historinë e re të spitalit Klinik të Tetovës duke ndarë vendime pune për 109 të punësuar në këtë qendër spitalore duke u bërë kështu drejtori i parë shqiptarë që bën punësime të këtij karakteri me një numër të tillë. Nga sot në Klinikën e Spitalit të Tetovës 109 të punësuar do të shërbejnë për me nderë dhe dinjitet qytetarëve të Tetovës dhe rrethinës, shkruan Top24
Në këtë ceremoni solemne ku u ndanë 109 vendimet të pranishëm ishin bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami sidhe sekretari i përgjithshëm Bekim Sali.



