
Shërbimi sekret amerikan është në dijeni të një videoje të transmetuar nga televizioni shtetëror iranian, e cila duket se kërcënon jetën e djalit më të vogël të presidentit Donald Trump, Barronit.
Më herët ka pasur kërcënime ndaj Zonjës së Parë, Melania Trump, por kjo duket se është e para herë që shënjestër e tyre bëhet Barron. “Shërbimi sekret i SHBA-së është në dijeni të videos dhe heton çdo gjë që mund të perceptohet si kërcënim ndaj personave që mbrohen prej nesh”, tha në një deklaratë për CNN zëdhënësi Nate Herring. “Për shkak të shqetësimeve lidhur me sigurinë operacionale, ne nuk diskutojmë çështje që kanë të bëjnë me informacionet e inteligjencës për mbrojtjen.”
Videoja u transmetua gjatë fundjavës nga transmetuesi iranian IRIB, një media shtetërore që konsiderohet e afërt me qarqet e linjës së ashpër brenda regjimit iranian, drejtuesi i së cilës emërohet drejtpërdrejt nga lideri Suprem i Iranit



