LajmeMaqedoni

Arkin Jahiji fton qytetarët e Bervincës të verifikojnë listën zgjedhore!

Kandidati i Bashkimit Demokratik për Komunën e Bervenicës, Arkin Jahiji  përmes një postimi në profilin e tij në FB ka apeluar qytetarët e komunës së Bervenicës që të verifikojnë veten në listën zgjedhore e cila është e hapur aktualisht, shkruan Top24

NJOFTIM I RËNDËSISHËM – SHQYRTIMI PUBLIK I LISTËS ZGJEDHORE
Të nderuar qytetarë të Komunës së Bërvenicës,
E drejta për të votuar është e drejtë kushtetuese dhe përgjegjësi qytetare. Mos e lini askujt tjetër të vendosë për ju.
Ju bëjmë thirrje që gjatë periudhës së shqyrtimit publik të kontrolloni nëse emri juaj figuron saktë në Listën Zgjedhore dhe, nëse ka ndonjë parregullsi, të kërkoni korrigjimin e saj në përputhje me procedurat ligjore.
Çdo qytetar që ka të drejtë vote duhet të sigurohet se është i regjistruar dhe mund ta ushtrojë të drejtën e tij në ditën e zgjedhjeve.
Kontrolloni emrin. Kontrolloni të dhënat. Mbroni të drejtën tuaj për të votuar.
Mos e lini për nesër. Vota juaj është zëri juaj. E drejta juaj, përgjegjësia juaj.
Bërvenica vendos me votën e qytetarëve të saj!

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close