LajmeShowbiz

Elijona shfaqet në plazh dhe i përgjigjet thashethemeve

Elijona ka bërë një postim të ri në Instagram që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, duke shfaqur një pamje relaksuese nga plazhi.

Me këtë postim, ajo ka vendosur të reagojë ndaj zërave dhe kritikave që kanë qarkulluar për jetën e saj personale, duke e bërë të qartë se është e fokusuar në momentet e saj të çlodhjes.

Fotografia e publikuar tregon Elijonën duke shijuar rrezet e diellit me një libër në dorë, ndërsa pas saj shfaqet një pamje mahnitëse e detit, që e bën atë të duket edhe më tërheqëse.

Por, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është mbishkrimi i saj i mprehtë në anglisht, ku ajo shpreh dëshirën për të shmangur thashethemet dhe përmendjen e emrave të tjerë.

“Duke i shpëtuar thashethemeve, përmendjes së emrave dhe historive… ndërsa disa njerëz ende përpiqen të ndërtojnë vëmendjen e tyre nga e jona”.

Për të sqaruar çdo keqkuptim, ajo ka shtuar një shënim të shkurtër në shqip, duke e bërë të qartë se është duke kaluar kohë me familjen e saj.

“Jam ne deti me familje”.

Kjo deklaratë vjen pas disa ditësh spekulimesh në lidhje me marrëdhënien e saj me Klodin, ku ndjekësit kishin shprehur dyshime për një mundësinë e krizës mes tyre.

Mungesa e postimeve të përbashkëta kishte nxitur aludime, por Elijona kishte sqaruar më parë se kishte zgjedhur të kalonte kohë me familjen e saj në Kosovë, duke theksuar se ata janë prioriteti i saj kryesor.

Me këtë postim të fundit nga plazhi, Elijona duket se po i jep fund spekulimeve, duke treguar se po shijon pushimet pranë njerëzve të saj më të dashur dhe se nuk ndikohet nga fjalët e të tjerëve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close