LajmeSport

U nda nga ish-piloti i njohur i MotoGP për t’u lidhur me balerinën shqiptare, këngëtarja italiane ‘tërbon’ rrjetin me puthjet në trup

Këngëtarja italiane Elodie ka tërhequr sërish vëmendjen e fansave me postimet e saj të fundit në rrjetet sociale, pas raportimeve për lidhjen e re me balerinën shqiptare Franceska Nuredini.

Artistja italiane publikoi një foto provokuese, ku shfaqet nudo dhe e mbuluar vetëm me shenja puthjesh në trup, duke shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit e saj.

Elodie, e cila më parë ishte në një lidhje me ish-pilotin e MotoGP, Andrea Iannone, tashmë ka konfirmuar romancën e re me Franceska Nuredinin, balerinën shqiptare me të cilën është parë pranë në muajit e fundit.

Postimi i këngëtares u bë menjëherë viral, ndërsa fansat kanë komentuar për pamjen dhe mesazhin e fotove të saj.

Elodie është një nga emrat më të njohur të muzikës italiane dhe shpesh është në qendër të vëmendjes për stilin e saj, projektet artistike dhe jetën private.

Related Articles

Back to top button
Close
Close