BotaLajme

Paralajmërimet e frikshme të këtij rabini të pacipë izraelit

Rabini Izraelit Shmuel Eliyahu i ka kërkuar publikisht kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrave të qeverisë të miratojnë dhe të fillojnë ndërtimin e një sinagoge brenda kompleksit të Xhamisë Al-Aksa.

Shmuel Eliyahu është një nga rabinët më me ndikim në Izrael, ku kohët e fundit ka njoftuar se ndërtimi i sinagogës me siguri do të ndodhë dhe se kjo është rruga për rindërtimin e Tempullit të Solomonit. Gjithashtu, Rabini Eliyahu njoftoi se gjëra të mëdha dhe radikale do të ndodhin së shpejti në Al-Aksa.

Historia, ose më saktë kërkesat për të ndërtuar një sinagogë në Malin e Tempullit, ose “Shenjtërorin e të Shenjtave”, siç e quajnë hebrenjtë Kubbetul Sahra (Kupola e Shkëmbit), nuk është e re, por këtë herë udhëheqësit hebrenj janë të sigurt se ka ardhur koha e duhur për një sipërmarrje të tillë.

Të inkurajuar pasi rrafshuan Gazën me tokë dhe kryen gjenocid kundër palestinezëve, pra të inkurajuar nga indiferenca totale e myslimanëve të botës ndaj ngjarjeve në Palestinë, udhëheqësit hebrenj besojnë se ka ardhur koha e duhur për të ndërtuar një sinagogë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa.

Rabbini Eliyahu tallet me kritikat e gazetarëve se përdhosja e shpallur e Xhamisë Al-Aksa do të shkaktonte Luftën e Tretë Botërore. Ai beson në forcën e shtetit sionist të Izraelit dhe dobësinë e paparë të botës myslimane.

Related Articles

Back to top button
Close
Close