LajmeMaqedoniTopLajm

Rasti Grubi: Qeveria si kolektiv i miraton vendimet, pikat propozohen nga sekretari, miratohen nga të gjithë

Ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi sot ka dalë para gjykatës për një lëndë që, në shikim të parë, duket se është më shumë politike sesa një përndjekje ligjore.

Ish-zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, po ndiqet për një vendim të Qeverisë që ndërlidhet me Lotarinë Shtetërore të Maqedonisë së Veriut. Sipas Rregullores së Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, mbledhjet qeveritare organizohen nga sekretari i përgjithshëm, ndërsa, sipas së njëjtës rregullore, vendimet qeveritare merren në mënyrë kolektive duke votuar edhe ministrat, shkruan Top24.

Sipas procedurës për të cilën akuzohet Grubi, bëhet fjalë për një vendim qeveritar që është marrë me shumicë votash nga kabineti qeveritar, përfshirë ministrat që kanë votuar në atë seancë. Për këtë arsye, është për t’u habitur fakti se deri më tani, përveç ish-zëvendëskryeministrit Grubi, nuk ka asnjë person tjetër nga kabineti qeveritar i asaj kohe që të jetë i dyshuar.

Akuzat ndaj Artan Grubit duken qartë si një përndjekje politike. Ndryshe, sipas procedurës dhe pretendimeve të paraqitura në këtë aktakuzë, do të duhej të përfshihej e gjithë Qeveria që ka votuar për veprimin e pretenduar, shkruan Top24.

Related Articles

Back to top button
Close
Close