
Elijona ka reaguar sërish në rrjetet sociale përmes një postimi të ri në Instagram, ku shihet duke u çlodhur në plazh.
Në foton e publikuar, Elijona shfaqet duke shijuar rrezet e diellit me një libër në dorë, ndërsa pamja përballë zbulon detin.
Por përveç pamjes relaksuese, vëmendjen e ka marrë mbishkrimi i saj i mprehtë në anglisht:
“Duke i shpëtuar thashethemeve, përmendjes së emrave dhe historive… ndërsa disa njerëz ende përpiqen të ndërtojnë vëmendjen e tyre nga e jona”.
Për të shmangur çdo aludim të mëtejshëm apo keqkuptim në rrjet, ajo ka shtuar gjithashtu një shënim të shkurtër në shqip:
“Jam ne deti me familje”.
Kjo deklaratë e re vjen vetëm pak ditë pas reagimit të saj të mëparshëm në lidhje me aludimet se mes saj dhe Klodit mund të ketë një krizë.
Mungesa e postimeve të përbashkëta në rrjete sociale kishte nxitur dyshime te ndjekësit, mirëpo Elijona pat sqaruar me parë se ka zgjedhur të kalojë kohë me familjen e saj në Kosovë. Ajo pati theksuar se familja mbetet prioriteti i saj kryesor dhe se nuk ka nevojë të japë shpjegime për zgjedhjet e saj personale.
Me këtë postim të fundit nga plazhi, Elijona duket se po i vendos sërish pikat mbi “i”, duke bërë të qartë se po shijon pushimet pranë njerëzve të saj më të dashur dhe se nuk ndikohet nga fjalët e të tjerëve.




