LajmeMaqedoni

Bilall Kasami në Turqi: Tetova dhe Ümraniye do të thellojnë bashkëpunimin ndërmjet komunave

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë qëndrimit në Turqi është takuar me kryetarin e Komunës së Ümraniyes, İsmet Yıldırım. Në takim është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy komunave, shkëmbimin e përvojave dhe mundësitë për realizimin e projekteve me interes të përbashkët.

Kasami ka bërë të ditur se takimi ishte një mundësi për të shqyrtuar mënyrat e thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy pushteteve lokale.

“Bashkëpunimi ndërmjet pushteteve lokale është një urë e rëndësishme për zhvillim, përparim dhe krijimin e mundësive të reja për qytetarët tanë”, ka shkruar Kasami.

Ai ka falënderuar kryetarin e Ümraniyes për mikpritjen dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy komunave.

Related Articles

Back to top button
Close
Close