
MPB-ja apelon te qytetarët dhe operatorët e dronëve që t’i respektojnë rreptësisht rregullat për përdorimin e sigurt të hapësirës ajrore.
Për shkak të angazhimit të shtuar të helikopterëve të policisë, veçanërisht gjatë shuarjes së zjarreve, rreziku për incidente është rritur.
Operatorët që do të vërejnë ose dëgjojnë një helikopter policie duhet menjëherë ta ulin dronin në tokë. Nga MPB-ja paralajmërojnë se afrimi, ndjekja ose filmimi i helikopterit nga afër është rreptësisht i rrezikshëm.
Për drejtimin e paligjshëm ose të pasigurt të dronëve do të ndërmerren masa kundërvajtëse, ndërsa në raste të caktuara edhe masa penale.



