LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari: Në Gostivar kishte virus jo prani të bakterieve në pacientët me këto simptome, kishte pacient që nuk kishin përdorur kurë ujë nga rrjeti i ujësjellësit!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari për TV Sitell ka sqaruar detaje të reja rreth epidemisë së shpallur në komunën e Gostivarit duke zbardhur detaje të reja se në Gostivar kishte pacient që nuk shfrytëzojnë ujë nga rrjeti i ujësjellësit në Gostivar por që kishin këto simptome, shkruan Top24

Taravari më tej shton se në shumë raste pacientëve u është kërkuar të bëjnë analiza të koprokulturës pasi këto simptome ishin më shumë virusale se sa bakteriale dhe për këtë arsye në një pyetje të drejtuar mjekëve nëse të gjithë pacientët kishin probleme gastrointestinale nga shtabi i krizës thanë se jo nuk janë të gjithë.

Ai më tej sqaroi se pjesa më e madhe e pacientëve kanë marrë vetëm terapi simptomatike hidratuese dhe nuk janë paraqitur për herë të dytë.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close