BotaLajme

Sulm masiv rus mbi Ukrainën, të paktën 16 të vrarë në Kiev

Një nga sulmet më të fuqishme ajrore të muajve të fundit ka goditur Ukrainën, me raketa dhe dronë rusë që kanë shënjestruar Kievin dhe zona të tjera të vendit. Të paktën 16 persona janë vrarë dhe 33 të tjerë janë plagosur nga bombardimet, sipas autoriteteve ukrainase.

Sulmi nisi gjatë natës dhe vijoi deri në orët e pasdites, duke shkaktuar dëme të mëdha në zona të banuara të kryeqytetit. Mes objekteve të goditura raportohet edhe një shkollë dhe një qendër mjekësore për fëmijë.

Image

Forcat ukrainase deklaruan se kanë rrëzuar një pjesë të madhe të dronëve dhe raketave të lundrimit, por mbrojtja ajrore ka hasur vështirësi të mëdha përballë raketave balistike me shpejtësi të lartë.

Sipas raportimeve, Rusia përdori në sulm raketa balistike, raketa lundrimi, raketa hipersonike dhe 168 dronë. Ukraina ka kërkuar nga aleatët perëndimorë më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, veçanërisht bateri Patriot.

Image

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka cilësuar sulmin si dëshmi se Moska nuk po heq dorë nga përpjekjet për të goditur Ukrainën, ndërsa ka kërkuar një reagim më të fortë ndërkombëtar.

Sulmi vjen në një moment kur përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës vijojnë, por pa një marrëveshje konkrete për armëpushim.

Image

Related Articles

Back to top button
Close
Close