
A do të kthehen ndryshimet kushtetuese me prapa-veprim në tryezën e negociatave me Bullgarinë? Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se është i gatshëm të negociojë me fqinjin lindor derisa të arrihet një zgjidhje. Për momentin nuk ka njoftim për ndonjë takim Mickoski-Radev, por ai pret që paraprakisht, përmes kontakteve diplomatike, të afrohen qëndrimet.
Ditëve të fundit, kryeministri bullgar Rumen Radev, në raportin për 100 ditët e para të qeverisjes, foli edhe për marrëdhëniet me Maqedoninë. Në dokument thuhet se Bullgaria i mbështet proceset eurointegruese të vendit, por jo pa kushte.
Lidhur me këtë qëndrim të Radevit, Mickoski theksoi se Kushtetuta i mbron të gjithë qytetarët në vend, përfshirë edhe komunitetin bullgar, por se nuk ka reciprocitet nga pala bullgare.
Ditëve të fundit, edhe ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, konfirmoi se Maqedonia mbetet në vijat e saj të kuqe në negociatat e ardhshme me Bullgarinë.



