
G-bani ka befasuar ndjekësit me një Story të publikuar në Instagram, i cili ka ngritur menjëherë dyshimet se reperi mund të ketë hedhur një hap të rëndësishëm në jetën private.
Gbani nuk ka shkruar asnjë fjalë krahas imazhit dhe nuk ka konfirmuar drejtpërdrejt një fejesë, por mënyra e zgjedhur për ta publikuar fotografinë lë hapësirë për një interpretim të tillë.
Reperi është treguar përgjithësisht i rezervuar për jetën sentimentale, ndaj Story i fundit vjen si një surprizë për publikun.
Nëse bëhet fjalë vërtet për fejesë apo fotografia fsheh një tjetër kuptim, mbetet për t’u konfirmuar nga vetë G-Bani.




