LajmeMaqedoni

Gjorgjievski: Spërkatja kundër mushkonjave nisi më 7 maj! “LSDM po politizon ethet e Nilit Perëndimor”

Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, i është kundërpërgjigjur akuzave të LSDM-së për reagim të vonuar ndaj mushkonjave, duke thënë se aktivitetet për dezinfektimin kanë nisur më 7 maj dhe janë zhvilluar në mënyrë të vazhdueshme gjatë muajve të verës.

Gjorgjievski theksoi se këtë vit janë realizuar disa dezinfektime ajrore dhe tokësore kundër larvave dhe mushkonjave, ndërsa sipas tij janë planifikuar edhe trajtime të reja në ditët në vijim. Ai akuzoi opozitën se një çështje serioze shëndetësore po e shndërron në përplasje politike, duke theksuar se ethet e Nilit Perëndimor nuk janë problem vetëm i Shkupit, por janë të pranishme edhe në vende të tjera evropiane.

Related Articles

Back to top button
Close
Close