LajmeSport

Inter, 10 ditë kohë për të tentuar Curtis Jones, futbollisti do zikaltrit, por Liverpool…

Inter-Curtis Jones është një tele novelë pa fund. Zikaltrit kanë bërë gati fondin për atë që Chivu e konsideron si qershia mbi tortë e një mesfushe që do t’i krijonte shumë alternativa trajnerit rumun.. Drejtuesit e klubit milanez kanë lënë mënjanë 30 milionë euro për të blerë kartonin e futbollistit anglez pa pasur nevojën e largimeve të tjera nga skuadra; me fjalë të tjera Interi do të tentojë për mesfushorin edhe nëse Luis Henrique nuk largohet.

Sigurisht nëse braziliani gjen një destinacion tjetër, Interi do të kishte burime të tjera financiare për t’ia shtuar këtij fondi dhe për të thyer rezistencën e Liverpool. Rezistencë që vetë futbollisti po përpiqet ta zbusë përmes ‘like-ve’ taktike dhe ndjekjen e futbollistëve të Interit në rrjetet sociale; lëvizje në rrjete sociale që në këtë epokë mund të kontribuojnë në ndonjë ndryshim të situatës. Por këto lloj bisedimesh bëhen me 3 palë dhe pala e tretë, dmth klubi i kuq, vazhdon të bëjë sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe rri e shurdhët dhe e qetë pavarësisht insistimit të Jones për t’u larguar.

Por nga ana tjetër, duket se Liverpool nuk ka marrë një ofertë zyrtare dhe deri sa kjo të ndodhë, do të jetë e pamundur të kuptohet nëse 6 herë kampionët e Evropës po luajnë apo e kanë seriozisht që të mbajnë futbollistin në Anfield. 

Ndërkaq, sipas zërave që vijnë nga Anglia, duket se The Reds janë të zemëruar për sjelljen e futbollistit. Nëse kjo është diçka e mirë apo e keqe, këtë nuk mund ta dimë. Por forca e vërtetë e Interit në këtë çështje është kontrata e Jones që skadon në 30 qershor 2027.  Që do të thotë se që në muajin janar futbollisti është i lirë të nënshkruajë me cilindo që dëshiron dhe është evidente që një bashkim i tillë do të ndodhë. Chivu e dëshiron menjëherë 25 vjeçarin, e sheh në çdo pikë të mesfushes sepse Curtis është ai lloj futbollisti të cilit Interit i mungon në këtë moment. Me një shtatlartësi 1.85 m dhe me një teknikë individuale të dukshme, Jones mund të luajë edhe si mesfushor i pestë në krahun e djathtë, përveçse gjysmësulmues krahu. Në ditët e fundit të merkatos, Interi do të bëjë gjithçka mundet për të mbyllur një fushatë sipas kërkesave të trajnerit dhe për të tentuar fitoren e të gjithë turneve ku Interi do të marrë pjesë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close