LajmeMaqedoni

Imeri: Prej gati një viti, Maqedonia e Veriut është pa një program funksional kombëtar të skriningut për kancerin e gjirit

Prej gati një viti, Maqedonia e Veriut është pa një program funksional kombëtar të skriningut për kancerin e gjirit.
Pas kësaj nuk qëndrojnë vetëm kontrolle të humbura. Qëndrojnë gra, nëna, motra, vajza, shoqe.
Gra tek të cilat kanceri mund të ishte zbuluar më herët, kur mundësia për shërim është më e madhe.
Në sistemet e zhvilluara, skriningu zgjerohet. Tek ne, nuk guxon të shuhet.
Zbulimi i hershëm shpëton jetë.
Nuk është statistikë. Është edhe një përqafim, edhe një ditëlindje, edhe një vit jetë.
Çdo gruaje: mos prit simptomën! Bëje kontrollin!
Institucioneve: rikthejeni skriningun!
Jeta nuk pret.

Related Articles

Back to top button
Close
Close