
Njëzetvjeçari Jovan Kostiadinov nga Vinica është mes 16 fituesve të çmimit prestigjioz botëror “Guximi Rinor 2026”. Ai e mori këtë mirënjohje për aktin e tij heroik, gjatë të cilit, duke rrezikuar jetën e tij, shpëtoi 21 persona gjatë zjarrit tragjik në të ashtuquajturën kabare “Puls” në Koçan, në mars të vitit 2025.
Çmimi ndahet nga Akademia “Raoul Wallenberg”, në bashkëpunim me Institutin Suedez dhe ambasadat suedeze, për të rinjtë e moshës 13 deri në 20 vjeç, të cilët nxisin ndryshime pozitive në botë.
Për edicionin e sivjetshëm kanë mbërritur nominime nga qytetarë, shkolla dhe ambasada nga 15 vende, mes tyre Australia, Kanadaja, SHBA-ja, Norvegjia, Suedia, Polonia, Serbia dhe Mali i Zi.
Çmimi u themelua në vitin 2015 në nder të Raoul Wallenbergut, humanitarit të Luftës së Dytë Botërore, dhe synon të tregojë se të rinjtë janë shembull për të tjerët dhe faktorë aktivë të ndryshimit drejt një shoqërie më të mirë dhe më humane.
Të 16 fituesit janë ftuar në Suedi nga 25 deri më 28 gusht.
Ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve do të mbahet në Ditën e Raoul Wallenbergut, të enjten, më 27 gusht, në Stokholm. (Portalb)



