LajmeRajon

Takimi për çështjen e Presidentin ishte paraparë të mbahej sot, opozita i thotë “jo” Haxhiut

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ftuar sot liderët e partive politike në një takim konsultativ në Zyrën e Presidentes, me fokus te çështja e zgjedhjes së Presidentit të ri.

Takimi është caktuar për orën 09:00, ndërsa në të pritet të diskutohet për zhvillimet aktuale politike dhe institucionale, si dhe për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për zgjedhjen e një presidenti konsensual.

PDK-ja ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në takim. Deputeti Uran Ismaili ka thënë se Haxhiu do të duhej t’i drejtohej kryesuesit të Kuvendit, Avni Deharit, për thirrjen e seancës, duke e cilësuar ftesën si “manipulim të radhës”.

Edhe Aleanca ka refuzuar pjesëmarrjen, ndërsa kryetari Ardian Gjini ka akuzuar Haxhiun dhe Albin Kurtin se përmes takimit po synojnë të gjejnë fajtorë për një vendim që, sipas tij, tashmë e kanë marrë për ta çuar vendin në zgjedhje.

Ndërkohë as Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do t’i shkojë në takim Albulena Haxhiut.

Kështu konfirmoi për Klankosova.tv nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri.

“Ajo është vetëm deputete e VV-së në legjislaturën e XI-të”, deklaroi ai për Klankosova.tv.

Related Articles

Back to top button
Close
Close